Lajm i mirë për Pejën

Skuadra e Pejës, pas humbjes në kryeqytet në ndeshjen e parë të serisë finale nga Sigal Prishtina 92:73, do të kërkoj fitoren për të barazuar serinë në 1:1.

Basketbollisti i pejanëve Fisnik Rugova, i cili mungoi në ndeshjen e parë shkak i një virusi pritet të rikthehet në ndeshjen e dytë e cila zhvillohet në ‘Karagaçi’.

Në një prononcim për gazetën Rugova tha se është i gatshëm për këtë ndeshje. “Tani jam shumë mirë dhe po ndjehem mirë. Në ndeshjen e radhës do të jem i gatshëm”, u shpreh Rugova për GazetaOlle.com.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 19:30 në Pejë.