Lajm i mirë për Januzajn

Adnan Januzaj pritet të jetë startues në derbin e javës në Angli, ku sot Manchester United e pret Tottenhamin në “Old Trafford”. Sipas mediave angleze, talenti kosovar do të luajë që nga minuta e parë pasi që argjentinasit Angel Di Maria është i suspenduar, për shkak të kartonit të kuq që e ka marrë ndaj Arsenalit në kuadër të Kupës FA.

Ky po që është një rast ideal për Adnanin që me një paraqitje të mirë t’ia zë vendin Di Marias i cili edhe ashtu po kalon nëpër një formë katastrofale.

Manchester-United-formation-tactics