Lajm i mirë për Feronikelin

Lajme të mira për skuadrën e “Feronikeli” nuk kanë të ndalur. Pas rikthimit nga lëndimi në javën e kaluar të Mentor Zhdrellës, një tjetër lojtar i rëndësishëm tek skuadra rikthehet pas disa javë mungese.

Është Behar Maliqi, i cili do të jetë në dispozicion të Afrim Tovërlanit në ndeshjen me Istogun, që luhet nesër nga ora 15:00.

Maliqi kishte pësuar një zgjatje të muskujve në ndeshjen me Llapin dhe që nga atëherë është jashtë fushës, ani pse në seancat stervitore nuk ka munguar më shumë së një javë. Mirëpo vet lojtari dhe trajneri nuk kanë rrezikuar deri më tani, duke pritur rikuperimin e qind për qind.