Lajm i mirë për Challandesin, Zhegrova kthehet nga lëndimi – gati për ndeshjet e tetorit

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova është kthyer te Baseli pas një mungesës së gjatë për shkak të një lëndimi.

Zhegrova të enjten mbrëma është aktivizuar në minutën e 60-të për skuadrën zvicerane, që fitoi 4-2 ndaj Kairat Almatyt.

Ndeshja i takoi fazës grupore të Ligës së Konferencës, që është niveli i tretë evropian.

Zhegrova nuk kishte luajtur që nga 8 gushti, duke i munguar edhe Kosovës në ndeshjet e shtatorit, ndërsa pritet të kthehet për ndeshjet e muajit të ardhshëm.

Për Baselin ishte fitorja e parë, ku shenjë la edhe Pajtim Kasami që asistoi njëherë.

Kushtrim Munishi i lumtur me fitoret e Kosovës U17, merita e vajzave për disiplinë dhe angazhim

Laporta ëndërron Tuchelin si trajner të Barcelonës