Lajm i mirë për Canën e Berishën

Lorik Cana e Etrit Berisha do të rikthehen nesër titullar për Lazion. Skuadra e tyre do të luajë ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Napolit.

Takimi i parë i luajtur në ‘Olimpico’ është mbyllur 1:1.

“Ilsussidiario.net”, njofton se Berisha e Cana do të jenë titullar, pas qëndrimit disa javor në bankinë.

Etriti zakonisht është numri një i portës së Lazios në ndeshjet e Kupës, raporton GazetaOlle.com. (Gazeta Olle)