Lajm i mirë për Bayernin

Njëri prej lojtarëve më të mirë të Bayern Munichut, Franck Ribery, ka deklaruar për BILD se nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra bavareze.

Madje, ai ka theksuar se dëshiron të mbyll karrierën në këtë klub.

“Mund ta parashikojë qëndrimin tim në Munih, pas përfundimit të karrierës. Kam blerë një shtëpi të mirë këtu, ndihem mirë këtu dhe më pëlqen ky mentalitet. Fëmijët e mijë janë duke shkuar në shkollë, kanë shokët gjerman”, ka deklaruar Ribery për Bild, transmeton gazetaolle.com

“Djali im Saif, ka lindur këtu, ndoshta ai një ditë do të luajë për Gjermaninë”, shtoi francezi. (Gazeta Olle)