Lajm i mirë për basketbollin

Federata e Basketbollit e Kosovës dhe sponsori i ligave të kategorive të reja TEB, në një ceremoni rasti bënë dorëzimin e uniformave sportive për të gjitha ekipet e kategorive të reja.

Në sezonin 2014/15 në katër grupmosha të ndryshme garojnë mbi 50 ekipe të kategorive të reja që është shifër rekorde dhe është arritur kryesisht në saje të sponsorimit të këtyre ligave nga banka TEB.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës Erolld Belegu në këtë ceremoni deklaroi:

Vitin e kaluar kemi pasur rreth 30 ekipe të kategorive të reja, një pjesë e të cilave po mendonte që të braktiste garat ose të tërhiqej tërëissht për shkak të situatës financiare. Me ardhjen e bankës TEB si sposnsor i ligave të të rinjve, tani kemi mbi 50 ekipe në ligat e kategorive të reja dhe cilësi më të madhe të garave.

Kategoritë e reja do të vazhdojnë të jenë në fokus tonin, posaçërisht kur presim anëtarësim në FIBA dhe intensifikim të punës me reprezentacione të reja.

Për ne është shumë inkurajuese që TEB dështion të vazhdojë të mbështesë basketbollistët e rinj në Kosovë djhe i gëzohemi kësaj ideje të dhurimit të unifromave sportive, që ka qenë ide e TEB-it dhe dëshmi se kjo kompani përcjell dhe interesohet për basketbollin e të rinjve në Kosovë.

Nga ana e tij përfaqësuesi i bankës TEB Ayhan Albeyoglu, bashkëpunimin me FBK-në e cilësoi si shumë të suksesshëm dhe shtoi:

Një nga aspektet që na gëzon më së shumti në këtë program sponsorimi është piëkrisht fokusi në basketbollin e të rinjve. Ne besojmë se nëpërmjet këtij programi të sponsorimit do të ndihmojmë në krijimin e jo vetëm basketbollistëve cilësorë por edhe liderëve potencialë të komunitetit të tyre në të ardhmen.

Siç kam thënë edhe me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, investimi ynë në ligat e kategorivë te reja është investim në rininë e sotme dhe ndihmë në zhvillimin e basketbollit në Kosovë. Unë jam këtu për të konfirmuar vazhdimin e ndihmës sonë për basketbollin e të rinjve në Kosovë këtë vit edhe në vitin 2016.

Për në kjo është më shumë se një sponsorim. Ne kemi përgjegjësi si korporatë që të kontribuojmë për komunitetin ku kemi selitë tona dhe ku bëjmë biznes.

 

Në pritje të inkuadrimit në FIBA dhe funksionalizimit të reprezentacioneve të Kosovës për të rinj, FBK do të vazhdojë ti kushtojë edhe më shumë vëmendje zhvillimit të kategorive të reja dhe mbarëvajtja e ligave për të rinj është një segment shumë i rëndësishëm i punës sonë.

 

Përkrahja nga banka TEB ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë e çmuar dhe është dëshmi e interesit të bankës TEB që të investojë në të ardhmen e sportit dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi.