Lajm i mirë për Barcelonën

Sergio Busquets është gati për Real Madridin.

Skuadra e Barcelonës ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madridin, pasi Sergio Busquets është gati për El Clasico.

Lajmi është konfirmuar nga Luis Enrique, i cili e ka përfshi Busquetsin në listën e ngushtë prej 18 lojtarëve.

Ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Realit zhvillohet në ora 21:00 dhe mbetet të shihet nëse Enrique do të startoj me Busquetsin apo Mascheranon.