Lajm i mirë për Amir Rrahmanin para ndeshjes me Juventusin

Shtylla e mbrojtjes së Kosovës, Amir Rrahmani, u lëndua para ndeshjeve të marsit me Kombëtare. 

Mirëpo, mbrojtësi i Napolit pritet të jetë startuas në ndeshjen me Juventusin.

Rrahmani është shëruar plotësisht nga lëndimi dhe pritet të marrë dritë të gjelbër për fillim të ndeshjes derbi të mbetur të xhiros së tretë.

Foot Italia ka shkruar sot se trajneri Gattuso preferon më shumë Rrahmanin sesa qendërmbrojtësit Manolas e Maksimovic dhe kështu kosovari pritet të jetë në qendër të mbrojtjes me senegalezin, Kalidou Kolibaly.

Kujtojmë, pikërisht për shkak të lëndimit Rrahmani27-vjeç u largua nga grumbullimi i Kosovës në fund të muajit mars dhe nuk u paraqit në asnjë ndeshje, për të kryer mjekimin e nevojshëm dhe testet përfundimtare para rikthimit në fushë.

Juventus pret Napolin në 18:45 më 7 prill në Allianz të Torinos.

/Gazeta Olle/