Lajm i mirë, Kuvendi përmend sportin

Ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Shala, ka folur për sportin gjatë seancës parlamentare që po zhvillohet sot.

Shala ka thënë se prioritetet e tij në sport janë funksionalizimi i ligjit për sponsorizim, funksionalizimi i mjekësisë sportive. “Krahas tyre MKR po angazhohet në ndërtimin e stadiumit nacional në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, derisa po përmbyllen procedurat për shpalljen e lokacionit”, tha ndër të tjera Shala, shkruan GazetaOlle.com.

Sipas tij, MKRS ka dyfishuar buxhetin për rinovimin dhe ndërtimin e palestrave sportive, derisa përmendi Vitinë dhe Dragashin, si dy vende ku do të ndërtohen Palestra.

Shala theksoi se qeveria ka ndarë buxhetin për ndërtimin e pishinës olimpike, që do të ndërtohet në Prishtinë. (Gazeta Olle)