Lajm i madh për Llapin para ndeshjes me Dritën

Sot do të zhvillohet njëri ndër takimet më të zjarrta në Superligë së fundmi.

Drita do të jetë nikoqir i skuadres së Llapit, për ndeshjen e cila zhvillohet me fillim nga ora 17:00.

Skuadra llapjane ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Facebook, për të treguar se janë të gatshëm për ndeshje dhe nuk kanë asnjë mungesë të lojtarëve.

“Grupi i futbollistëve është i plotë dhe nën urdhërat dhe detyrat e shtabit teknik janë duke zhvilluar seancën e fundit stërvitore para duelit të vlefshëm për javën 2 të Superligës në udhëtim tek Drita”, shkroi klubi.

Në anën tjetër, skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu pritet që të ketë mungesë të madhe në këtë takim, pasi Arbnor Muja nuk është akoma i gatshëm për lojë.

Ja kur do ta luaj ndeshjen e parë Cristiano Ronaldo me Manchester Unitedin

Reja publikon listën për ndeshjen e shtatorit, ka debutues