Lajm i madh për Kosovën, Blendi Idrizi rikthehet në fushë

Blendi Idrizi është rikthyer për të luajtur, pas lëndimit dy muajsh që e mbajti jashtë fushës.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës u lëndua me 13 gusht në ndeshjen Schalke – Aue dhe që nga ajo kohë ishte jashtë fushave, duke munguar edhe për ndeshjet e Kosovës në muajin shtator dhe tetor.

23 vjeçari u rikthye javën e kaluar në sfidën SChalke – Dynamo Dresden, por qëndroi vetëm në bankë.

Ai sot ka luajtur në kuadër të Kupës së Gjermanisë, ku Schalke 04 pësoi humbje në udhëtim te Munich 1860 me rezultat minimal 1-0.

Idrizi u paraqit për 13 minuta me fanellën bardhekaltër.

Gjilanasi pritet të grumbullohet nga Dardanët për dy ndeshjet e tetorit ndaj Jordanisë dhe Greqisë. /Gazeta Olle/

Shpend Ahmeti thyen heshtjen dhe flet për ‘zënkën’ me Afrim Tovërlanin

Milani vazhdon shkëlqimin, fiton ndaj Torinos dhe është lider i vetëm në Serie A