Lajm i keq për Tiranën, Florent Hasani lëndohet dhe mbyll vitin

Tirana do të luajë në dy sfidat e mbetura pa sulmuesin kryesor të saj, Florent Hasanin.

Futbollisti ka shënuar në dy sfidat e fundit, i ka dhënë skuadrës 14 pikë me golat e tij, por nuk do të rrezikojë për të qenë në fushë, pasi ka disa fije të ligamentit të këputura dhe stafi mjekësor nuk do të rrezikojë për ta futur në fushë.

Sulmuesi i është pjesë e Kombëtares së Kosovës do t’i humbet dy sfidat ndaj Vllaznisë dhe Egnatias. Mirëpo gjithçka pritet të jetë në rregull me të gjatë janarit.

Në këto kushte në vend të tij do të luajë Kaina. Klubi kërkon ta shesë në janar lojtarin dhe aktivizimi në këto dy sfida do të ishte thjesht “rrezik i madh” me shëndetin.

Tirana vazhdon të jetë e treta në renditjen e Superiores.

Zvicra luan miqësore me Danimarkën, përgatitet për Evropian

Futbollisti kosovar dënohet me 12 muaj mos lojë