Lajm i keq për Pejën, vjen edhe largimi i radhës

Vetëm dy javë zgjati aventura e tij tek KB Peja.

Semsettin Bas ka ofruar dorëheqjen e tij nga posti i kryetrajnerit të “shqiponjave” për shkak të arsyeve personale, përcjellë Gazeta Olle.

Lajmin të ditur e bënë vetë skuadra në faqen zyrtare, që poashtu njoftuan se kush do të mbajë postin e tij përkohësisht.

Petrit Zeqiri do jetë ushtrues detyre deri në ditën kur klubi të arrijë marrëveshje me një shef të ri të shtabit teknik.

Kujtojmë se para disa ditësh nga klubi u largua edhe basketbollisti i njohur, Drilon Hajrizi teksa vazhdojnë të qarkullojnë zërat edhe për “ndarjen” me Dardan Berishën.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë: