Lajm i keq për Kosovën, lëndohet futbollisti në prag të ndeshjeve të shtatorit

Kosova në fillim të shtatorit zhvillon tri ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Blendi Idrizi, i cili shkëlqeu te Dardanët në ndeshjet e qershorit, ka pësuar lëndim në gju, shkruan Gazeta Olle.

Këtë gjë e ka bërë të ditur skuadra e kosovarit, Schalke 04 me anë të një postimi në Twitter.

23 vjeçari nuk mori pjesë në seancë stërvitore të klubit gjerman, ndërsa nuk bëhet e ditur se sa kohë do të jetë jashtë fushës.

Kosova ndeshjen e parë e luan me Gjeorgjinë në udhëtim, ndërsa në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Greqinë dhe Spanjën.

/Gazeta Olle/

Kombëtarja e Kosovës në taekwondo ka udhëtuar drejt Estonisë, ku do të mbahet Kampionati Evropian për kadetë dhe U-21

E konfirmon Sahiti, ky futbollist i mungon Kosovës për ndeshjet e shtatorit