Lajm i keq për Kosovën e Vushtrrisë

Krahas dy humbjeve në nisje të stinorit pranveror të Raiffeisen Superligës, Kosova e Vushtrrisë ka humbur edhe njërin nga lojtarët kyç, Faruk Statovci.

Lojtari me përvojë ka pësuar një lëndim në takimin e parë me Feronikelin, i cili do ta lë jashtë për gati një muaj.

farukii

“Në ndeshjen e parë e kam zënë keq gjurin. Ligamenti është mirë, por muskuli poshtë këmbës ku ngjitet për gju është ndrydhur. Kam pasur shumë dhimbje, kurse tani jam nën terapi fizikale. Në bazë të analizave duhet kohë për shërim, 3-4 javë”, ka deklaruar Statovci për Gazetaolle.com.

“Një lëndim kështu të rëndë nuk e kam pasur gjatë gjithë karrierës, por ja që po ndodhka”, shton ai, duke ndier keqardhje që nuk po mundet të ndihmojë shokët.

Kosova e Vushtrrisë nesër është mysafire e Trepçës ’89. (Gazeta Olle).