Lajm i keq për Etrit Berishën

Etrit Berisha mund të largohet nga Lazio gjatë afatit kalimtar të janarit. Berishës po i vështirësohen punët te Lazio. Skuadra romake është pranë transferimit të portierit kroat, Lovre Kalinic nga Hajduku i Splitit.

Ekipi romak pritet të nënshkruaj gjatë këtij muaji me kroatin, derisa do ta ketë në dispozicion vetëm gjatë verës. Nëse realizohet ky transferi, nga Lazio duhet të largohet Federico Marchetti ose Etrit Berisha, shkruan Gazzetta Dello Sport./Express/

Untitled