Lajm i keq për Bashkimin

Qendra shqiptare, Endrit Hysenagolli, i cili aktivizohet te skuadra e Kosova e Re Bashkimit, pas lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Golden Eagel Yllit, nuk do të mund të rikthehet deri në fund të sezonit.

Në një prononcim për ‘Gazetën Olle’, Hysenagolli, tha se shumë shpejt pritet që të operohet.

“Në fundjavë do të operohem, pasi kam pësuar lënduari tendin e akilit. Për mua ka përfunduar stinori”, u shpreh Hysenagoli për ‘Gazetën Olle’.

Qendra shqiptare pritet të jetë mungesë e madhe për prizrenasit në këtë edicion, pasi ai ishte një ndër lojtarët kryesor te skuadra e Bashkimit. (Gazeta Olle)