Lajm i keq për Arsenalin, Tierney do të mundojë për kaq muaj

Arsenal ka marrë një lajm të hidhur lidhur me yllin e skuadrës, Kieran Tierney.

Lojtari që u transferua nga Celtic tek Arsenal, gjatë merkatos së verës, Tierney, do të mungojë rreth tre muaj.

Raportimet e fundit nga ‘Goal’ bëjnë të ditur se Tierney do t’i nënshtrohet një operacioni, përcjell lajmi.net.

Lojtari skocez ka dislokuar krahun dhe pritet t’i mungojë ‘Gunners’ për disa kohë.

Tierney ka pësuar dëmtim në krahun e tij gjatë ndeshjes kundër West Ham United.

Ai pritet të kthehet në fushë gjatë pranverës së vitit 2020.