Lajm i jashtëzakonshëm për Istogun

Ditë më parë u raportua se sponsori kryesor i Istogut, kompania ‘Trofta’ do të largohet nga klubi. Megjithatë, kjo kompani do ta vazhdojë që ta sponzorzojë klubin sikurse më parë. Kështu është njoftuar në një njoftim nga klubi nga Rrafshi i Dukagjnit.

Ja njoftimi i Istogut

“KF Istogu nuk do të shuhet dhe lojtarët e saj nuk do të largohen, ashti siç u duk se po nisë valë e largimit të futbollistëve. Pas lajmit se sponzori kryesor i skuadrës të KF Istogut, “Trofta” do të heqë dorë nga financimi i skuadrës, sot është marrë një vendim i radhës që është një lajm i madh për skuadrën dhe qytetarët e kësaj komune.

Pas një mbledhje të mbajtur sot mes zyrtarëve të skuadrës, zyrtarëve komunal, tifozerisë të skuadrës është vendosur që Trofta të jetë përsëri sponzor kryesor i skuadrës.

Por për kompaninë e fuqishme do të jetë tani një ndihmesë më e madhe pasi që në ndihmë të skuadrës mund të dalin edhe kompani të tjera istogase të cilat mund të derdhin fonde për ta ndihmuar skuadrën.

Ka qenë insistimi i tifozerisë “Gjimat” që KF Istogu mos të lihet në dorë të mëshirës dhe se skuadra të jetë serioze në edicionin e ardhshëm.

Përndryshe KF Istogu e përkrahur nga Trofta njihet si një nga skuadrat më korrekte në Superligë pasi që siguron dhe garanton të ardhurat për futbollistët, bonuset dhe shpenzimet e tjera”, thuhet në njoftimin e klubit.