Amir Saipi, portieri 24-vjeçar që luan aktualisht për Luganon, sipas mediave zvicerane, ka vendosur të përfaqësojë Kosovën.
I njohur si një nga portierët e premtuar për të ardhmen, Saipi ka bërë paraqitje edhe me ekipin U21 të Zvicrës, shkruan Gazeta OLLE.
Vendimi i tij për të përfaqësuar Kosovën mund të jetë një përforcim i rëndësishëm për ekipin kombëtar në repartin difensiv.
Lajmin se Saipi ka zgjedhur Kosovën vije nga mediat zviceriane, të cilat kanë publikuar artikullin se Amiri është gati t’i bashkohet Kosovës.