Lajm fantastik: Qeveria e Kosovës lejon 30 për qind të tifozëve në stadiume

Një tjetër lajm fantastik ka ardhur nga masat e reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Nga dita e sotme më 14 korrik, është lejuar që në ambientet e hapura (stadiume) të shtohet kapaciteti i tifozëve.

Deri më sot ishte 15 për qind, derisa me masat e reja do të lejohen 30 për qind e kapacitetit të stadiumit të mbushet me tifozë, shkruan Gazeta Olle.

Kësisoj që nga nesër, kur Llapi luan me Shkupin do të ketë të drejtë të mbushet 30 për qind e stadiumit ‘Fadil Vokrri’.

Ndërkohë sa i përket ambienteve të mbyllura, do të lejohen vetëm 15 për qind e kapacitetit.

Masat e reja të Qeverisë së Kosovës futen në fuqi ditën e sotme (14 korrik, 2021). /Gazeta Olle/

Tovërlani flet për ndeshjen Llapi – Shkupi: Do të jetë vështirë, por rikthimi i tifozëve mund t’i motivojë futbollistët

Tjetër goditje nga Ulpiana, transferon mesfushorin e njohur kosovar