Ben Simons dhe Kyrie Irving janë dy basketbollistët e vetëm që nuk e kanë filluar sezonën në NBA, për arsyje personale.
Australiani Ben Simons pas problemve me Philadelphia 76ers dhe trajnerin Doc Rivers, siç duket do të rikthehet në parket, por jo me fanelën e Phila.
Ben Simons do të largohet, skuadrat e interesuara për të janë Lakers, Knicks, Wolves, Blazers, Cavs, Pacers.
Kyrie Irving nuk kishte pranuar të vaksinohet para fillimit të sezonës, pas rregullave të NBA për Covid 19, dhe siç duket gjërat kanë ndryshuar në orët e fundit me Kyrie Irving që është i gatshëm të rikthehet në parket me skuadrën e Brooklyn Nets.
Brooklyn Nets janë në vendin e parë në konferencën lindore, dhe rikthimi i Kyrie Irving do të i ndihmonte shumë skuadrës së Steve Nash, i cili do ta ketë trion e famshme të gatshme për pjesën tjetër të sezonës.
/GazetaOLLE/