Kapiteni i Dritës, Rron Broja ka munguar në gjashtë ndeshjet e fundit kampionale për bardhekaltërit.
Mesfushori ishte zëvendësuar në fundin e pjesës së parë, në përballjen me Feronikelin ‘74.
Siç mëson Gazeta OLLE, rikthimi i Brojës do të ndodh me Prishtinën në mesjavë, por gjithësesi, në fund Zekirija Ramadani dhe stafi i tij do vendosin për minutat që do ketë në dispozicion.
Broja është një nga lojtarët kyç te Drita dhe një nga më të mirët në elitën e futbollit kosovar, rikthimi i tij do i jepte akoma më shumë fuqi gjilanasve.
Drita të mërkurën në shtëpi, pret skuadrën e Prishtinës në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovë.