Lajm fantastik nga Kievi, futbollistët brazilian të Shakhtarit ia dalin të largohen nga Ukraina

Më në fund lojtarët brazilianë të Shakhtar Donetsk dhe Dinamo Kiev kanë arritur që të largohen nga Ukraina.

Futbollistët kishin mbetur të bllokuar në një hotel në Kiev gjatë bombardimeve ruse dhe kishin bërë thirrje publike për ndihmë.

Sipas asaj që shkruan gazetari rumun i “Pro Tv” Emanuel Rosu, grupi i brazilianëve ka arritur që të hyjë në Rumani falë ndihmës së federatës rumune.

Këta të fundit u kanë vënë në dispozicion një autobus që do ti çojë në një fushë stërvitore në rrethinat e Bukureshtit, ku mund të pushojnë pas ditëve të fundit që kanë qenë shumë stresuese.

Rikthimi i fuqishëm i Arbër Zenelit nga lëndimi

Super përballje xhiron e radhës në BKT Superligë, kryendeshja mes Ballkanit dhe Llapit