Gjyqtari kosovar i volejbollit Burim Zymeri, e ka fituar thirrjen e gjyqtarit ndërkombëtar, në kursin për gjyqtar ndërkombëtar të mbajtur në Sofje të Bullgarisë.
Zymeri ishte në mesin e 23 kandidatëve që hynë në rrethin e ngushtë të vlerësimit dhe e ka kaluar me sukses këtë test, duke e fituar thirrjen e gjyqtarit ndërkombëtar.
Pas Istref Elezajt, tashmë volejbolli kosovar e ka edhe gjyqtarin e dytë ndërkombëtar, duke bërë një tjetër hap drejt rritjes së standardit të volejbollit në vendin tonë.