Lahm kërkon diçka nga Pep Guardiola

Philip Lahm e ka një kërkesë për Pep Guardiolën. Ylli gjerman dëshiron që Pep të vazhdoi kontratën me Bayernin dhe bashkë me të edhe ai të pensionohet te Bayern.

“Guardiola duhet të firmosë kontratën e re. Ai është një trajner i madh dhe unë dëshiroj shumë që kur të largohem nga futbolli i luajtur, ai të jetë ende në stolin e skuadrës.

Gjithsesi, për momentin nuk varet asgjë nga dëshira e klubit apo lojtarëve sepse puna e një trajneri është shumë intensive dhe te Bayerni tekniku ka një ngarkesë më të madhe. Të drejtosh një ekip si Bayerni kërkon shumë energji.

Ne duhet t’i japim kohë trajnerit pasi ai ka nevojë të mendohet gjatë për të vendosur të ardhmen e tij” ka thënë Lahm.