Laçi: Pikë e merituar, ndaj Spanjës pse mos të tentojmë kualifikimin?!

Shqipëria barazoi 2-2 në ndeshjen e dytë të Grupit B ndaj Kroacisë teksa pas ndeshjes foli autori i golit të parë, Qazim Laçi. Mesfushori, theksoi se Shqipëria e meritonte minimalisht një pikë ndaj kroatëve ndërsa shtoi se ndaj Spanjës do të luajnë me besim për të tentuar pse jo kualifikimin.

“Ashtu si shkoi ndeshja me atë gol në fund, ne e meritonim të paktën një pikë. Ishte performancë shumë e mirë. Jam shumë i lumtur për golin, por më shumë rëndësi kanë pikët sepse tani kemi më shumë besim, për ndeshjen me Spanjën që do të jetë shumë e vështirë dhe pse jo më pas të mos tentojmë për vendin e dytë apo të tretë”, u shpreh Laçi.

Arbër Hoxha lojtari i cili duhet të startoj ndaj Spanjës, njeriu kryesor që Shqipëria fitoj një pikë

Asllani: Godita me sy mbyllur, gjynah për golat e pësuar