Laçi përmbys malazezët e Podgoricës dhe kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Laçi është kualifikuar në turin e dytë të Ligës së Konferencës pasi mposhti në ‘’Elbasan Arena’’, kundërshtarët e Podgoricës me rezultatin 3-0.

Kurbinasit vinin pas humbjes 1-0 në Mal të Zi, por që në minutat e para të ndeshje u pa që Laçi kishte ardhur për tu kualifikuar. Lojtarët e Duros shpërdoruan disa raste të mira në pjesën e parë, teksa malazezët iu falën portierit 18-vjeçar Iveziç.

Në minutën e 60-të Deliu gjeti golin e avantazhit për kurbinasit duke rritur akoma më shumë shpresat. Koha e rregullt u mbyll në avantazh të një goli për Laçin dhe të dyja skuadrat iu drejtuan shtesave ku kurbinasit dominuan sërish duke shënuar dhe dy herë të tjera me Lushkjen dhe Prengën i cili sapo ishte aktivizuar në fushë.

Skuadra e Shpëtim Duros kualifikohet kështu në raundin e dytë të Ligës së Konferencës teksa në fazën tjetër do të përballet me skuadrën rumune të Kraiovës.

Kjo është vlera marramendëse e skuadrës së Feyenoordit, kundërshtarit të Dritës në Conference League

Një trofe të Ligës së Kampionëve dhe dy të Evropës, Feyenoordi klubi më i madh që përballet me një skuadër kosovare në garat ndërkombëtare