Laçi ka zyrtarizuar sot dy blerjet e reja. Sulmuesi Adeleke Akinyemi ka firmosur për bardhezinjtë dhe do të jetë nën urdhrat e Mirel Josës për ndeshjen e radhës në kampionat.
23-vjeçari nigerian e njeh futbollin shqiptar, teksa më herët ka qenë pjesë e Trepçës ’89 dhe Skënderbeut, ndërsa së fundmi ka luajtur në Norvegji.
Gjithashtu kurbinasit kanë përforcuar edhe qendrën e mbrojtjes.
Një futbollist i Kombëtares U21, Hajdin Salihu, është veshur bardhezi. Salihu vjen në formë huazimi nga Lokomotiva e Zagrebit, e cila zotëron kartonin e lojtarit shqiptar
Salihu ka luajtur te Llapi më parë.