Sot, me fillim nga ora 13:30 janë luajtur tre duele në Kategorinë Superiore, përcjellë Gazeta Olle.
Laçi – Kukësi ishte padyshim ndeshja kryesore e ditës, dueli i rëndësishëm përfundoi me rezultat 3-2 në të mirë të vendasëve falë golave të Harmon, Musta dhe Xhixha që bënë të pavlefshëm dy golat nga penalltia të Ibraimit dhe Ezes.
Edhe dueli mes Skënderbeut dhe Kastriotit ishte jashtëzakonisht i nxehtë, korçarët po fitonin deri në fund të takimit me rezultatin 2-1, teksa në çastet e fundit në skenë doli Xhuljo Mehmeti që barazoi rezultatin.
Tirana me 10 futbollistë në fushë nuk arriti dot fitoren kundër një rivali të lehtë në letër si Bylis.
Rezultatet e plota:
Laçi 3-2 Kukësi
Skënderbeu 2-2 Kastrioti
Tirana 0-0 Bylis