Labinot Jetullahu ka vendosur të ndryshoj ambient për stinorin pranveror, shkruan Gazeta Olle.
Futbollisti me shumë përvojë në futbollin kosovar në vjeshtë ishte pjesë e Onix, por tani ka vendosur të luajë për njërën nga skuadrat e kryeqytetit.
Jetullahu e ka konfirmuar për “Gazetën Olle” se ai do jetë futbollist i 2 Korrikut deri në fund të këtij sezoni.
“Kam vendosur të vazhdojë karrierën tek 2 Korriku, e konfirmoj se aty do jem të paktën deri në fund të këtij sezoni. Shpresoj se do i ndihmoj skuadrës me gola dhe asiste”- tha ai.
Ai ka luajtur edhe në takimet e fundit miqësore që kanë zhvilluar të verdhët./GazetaOlle/