Labinot Jashanica largohet nga Dukagjini

Futbollisti nga Fushë Kosova, Labinot Jashanica ka konfirmuar largimin nga skuadra e rënë nga elita e futbollit kosovar, KF Dukagjini.

Mesfushori lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Olle.

“Me anë të këtij postimi dua të iu njoftoj se pas tri viteve të shkëlqyera të cilat i kalova te Dukagjini në Klinë, nuk do të jem pjesë e rrugëtimit të skuadrës”, ka shkruar mes-tjerash mesfushori.

Jashanica më parë ka bartur edhe fanellën e Fushë Kosovës dhe një një sezon atë të Feronikelit.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Me ane te ketij postimi , dua tju njoftoj se pas 3 viteve te shkelqyera te cilat i kalova te KF. Dukagjini ne Kline ,…

Gepostet von Labinot Jashanica am Donnerstag, 13. August 2020