La Stampa: Serbi – Shqipëri një gabim i UEFA-s

Çështja e ndeshjes Serbi – Shqipëri po gjen hapësië në shtypin botëror në prag të vendimit përfundimtar që do të marrë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Sot është radha e Serbisë, ndërsa nesër e Shqipërisë të arsyetojë ankimimin dhe pretendimin.

E përditshmja italiane “La Stampa” ka botua një artikull ku e quan atë ciëson si ndeshjen e turpit Europian në fushë. Këto dy ditë do të shënojnë edhe fundin e kësaj sfide më shumë territoriale se sa sportive. Në artikullin e tij Francesco Manassero kujton se takimi kualifikues i Euro 2016 nuk përfundoi për shkak të trazirave të rënda në stdaiumin e Beogradit dhe tani është radhaz e KAS-it të gjykojë ankimimet për penalizimiet e marra nga komisionet e UEFA-s, transmeton sportal.al.

Në shkimin e “La Stampa” kujtohet se edhe para se droni të fluturone mbi stdium mbizotëronte një atmosferë e publiku ishte jashtë kontrollit. Gabimi sipas Francesco Manassero-s qëndron te UEFA që lejoi të luhej një takim i tillë pas konfikteve duke anashkaluar faktin se ishte një ndeshje e një niveli të lartë rezikshmërie.

Pamjet filmike dokumetojnë qartë sipas “La Stampa”se përfaqësuesja e drejtuar nga Gianni De Biasi po lunate një ambient aspak miqësor dhe për këtë u gjykua faktore duke e penalizuar me humbje në tavolinë pasi braktisi fushën për shkak se pjesa më e madhe e lojtarëve ishin keqtrajtur, sulmuar dhe fyer. Duke u mbështetur te fair play UEFA lejoi të luhej ky takim edhe pse nuk vendos përballë Rusinë me Ukrainën apo dhe Spanjën dhe Gjibraltarin. Ky është një autogol i UEFA-s lexohet në artikullin e gazetës italiane.