La Liga pa Messin dhe Ronaldon (FOTO)

Real Madrid dhe Barcelona prapë do të ishin në krye të La Ligës, nëse nuk llogarisim golat e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Dominimi i tyre në elitën e futbollit spanjoll është konfirmuar edhe nga kompania “Reddit” që ka publikuar renditjen e La Ligës, pa i llogaritur golat e dy realizatorëve më të mirë të ligës.

Dhe, në krye qëndrojnë dy gjigantët, por me Barcelonën mbi Realin, për dallim nga pasqyra reale e tabelës ku Los Blancos kanë dy pikë më tepër se rivali i tyre nga Camp Nou.

Pa 27 golat e Messit, Barcelona do të ishte lidere me 57 pikë, një më tepër se Reali, pa 30 golat e realizatorit më të mirë të La Ligës këtë sezon, Ronaldo.

Atletico Madrid, kampion në fuqi i La Ligës, do të ishte prapë i treti, por me vetëm tri pikë më pak se pozita e parë. Lëvizjet më të mëdha në tabelë janë Villarreali mbi Sevillan, Eibar mbi Real Sociedadin dhe Elche më lartë se Almeria.

 

FOTO 2