Interi ka shënuar fitore ndaj Salernitanas si mysafir me rezultat 4-0 në kuadër të javës së shtatë të Serie A.
Zikëlëtarit realisht vuajtën në pjesën e parë, pasi që Salernitana kishte raste më shumë.
Grigoris Kastanos dhe Jovane kishin rastet më të mira në këtë pjesëlojë.
Por pjesa e dytë i takoi Interit, veçanërisht një lojtari, Lautaro Martinez, i cili shpërtheu me gola.
Argjentinasi hapi serinë e golave në minutën e 62-të, kur përfitoi nga asistim i Marcus Thuram për ta mposhtur Gulierme Ochoan për 1-0.
Në të 77-tën Nicolo Barella asistoi për Martinez që shënoi për 2-0.
Het-triku u kompletua në minutën e 85-të, kur shënoi nga pika e bardhë për 3-0.
Asistimi i Carlos Augusto kompletoi pokerin e Lautaro Martinez që shënoi për 4-0.
Interi është në vendin e parë me 18 pikë, aq sa ka edhe Milani.