Kylian Mbappe pritet të zyrtarizohet sot si lojtar i Real Madridit

Ylli francez, Kylian Mbappe, pritet që sot të zyrtarizohet si lojtar i klubit spanjoll, Real Madrid.

Klubi nga Madridi i ka bërë një ofertë të re Paris Saint-Germain, në vlerë prej 170 milionë euro plus 10 milionë.

Kjo ofertë është pranuar nga parisienët.

Presidenti i klubit francez, Al Khelaifi, pas shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve donte të mbante pulsin dhe ta bënte të qartë se PSG nuk ishte as komode dhe as aspak e kënaqur me atë që bëri Real Madridi.

Pa mohuar mundësinë e lamtumirës së lojtarit, ai tregoi zemërimin dhe neverinë e tij për gjithçka që ndodhi.

Po pas disa orësh është konfirmuar që oferta e fundit e Real Madridit është pranuar.

“Drenica do të luftojë për ta fituar Kupën e Kosovës”

Bernard Berisha bëhet futbollisti më i kritikuar në Rusi – nuk e respektoi ‘Fair-Play’-in dhe skuadra e tij shënon