Kamera në tunelin e stadiumit Anfield “kapi” Kylian Mbappe në pjesën e parë të ndeshjes së mbrëmshme mes Liverpoolit dhe Real Madridit.
Reds fituan 2-0, dhe Mbappe humbi penalltinë në mesin e pjesës së dytë.
Los Blancos fitoi një penallti për shkak të një ndërhyrje mbi Lucas Vasquez, por gjuajtjen e francezit e lexoi Caoimhin Kelleher dhe pengoi të barazohej rezultati.
Francezi ishte në gjendje të dëshpëruar dhe luajti një nga ndeshjet më të këqija të karrierës së tij dhe kamera në tunelin e stadiumit Anfield tregon se ai nuk është në gjendjen më të mirë.
Kamera e “kapi” francezin në pjesën e parë të ndeshjes së mbrëmshme duke qëndruar mënjanë, i ndarë nga shokët e skuadrës, gjë që shihet në një video që po qarkullon në rrjetet sociale.
Mbappe mbërriti te Reali këtë verë si lojtar i lirë nga Paris Saint Germain dhe duket se nuk është përshtatur aspak në radhët e klubit nga “Santiago Bernabeu”. /Telegrafi/