Kylian Mbappe merr propozimin e “çmendur” nga PSG-ja

PSG nuk është dorëzuar akoma në lidhje me rinovimin me Kylian Mbappe. Sulmuesi francez do të dalë lojtar i lirë në verë, ndërkohë që e ardhmja e tij është e lidhur me Realin e Madridit.

Por edhe Liverpooli mbetet në garë për të siguruar shërbimet e një prej futbollistëve më të mirë në planet. Ndërkohë që kampionët e Francës nuk i kanë humbur shpresat.

Edhe pse do të jetë shumë e vështirë që 25-vjeçari të vijojë të luajë në Ligue 1. Shtypi francez shkruan se drejtuesit e PSG-së kanë gati një ofertë 4-vjeçare për goleadorin.

Nga e cila Mbappe do të përfitonte 400 mln euro në total! Presidenti Al-Khelaifi po insiston të bindë “yllin” e skuadrës që të rinovojë dhe të mos largohet nga kryeqyteti francez. /Gazeta Olle/

Vedat Muriqi rikthehet nga lëndimi, luan disa minuta në barazimin e Mallorcas

Peja triumfon në ndeshjen e vështirë në udhëtim tek Ylli