Ky trajner konfirmon bisedimet me klubin e njohur kosovar (FOTO)

Klubi nga Prishtina 2 Korriku i cili garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, së shpejti do të behët me trajner të ri, përcjellë Gazetaolle.com.

Klubi nga lagjja ‘Arbëria’ e Prishtina ka mbetur pa trajner që pas largimit të Armend Simnicës i cili iu bashkua FC Prishtinës.

Zyrtarë të këtij klubi janë në bisedime me trajnerin Besim Ademi i cili deri më tash ka punuar në grupmoshat e reja të kësaj skuadre. “Jemi në bisedime, por për ti definuar gjërat, do të bisedojmë pas ndeshjeve të ‘play-offit’ në grupmosha të reja e që përfundojnë nesër”, ka thënë Besim Ademi për Gazetaolle.com.

Image may contain: 1 person

2 Korriku vite më parë ka qenë një ndër klubet me të organizuara në Kosovë. /Gazetaolle.com

 

No automatic alt text available.Image may contain: 2 people