Ky pritet të jetë trajneri i ri i Ballkanit

Klubi i Ballkanit ka njoftuar sot se ka ndarë rrugët me trajnerin Bekim Isufi.

 

Isufi e mori Ballkanin në fillim të këtij kampionati e udhëhiqi skuadrën vetëm në pjesën e parë të kampionatit duke e mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e tretë me vetën dy pikë larg vendit të parë.

“Trajnerin e falënderojmë përzemërsisht për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në klubin tonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim”, ka shkruar FC Ballkani.

Demokrcia.com mëson se skuadra nga Theranda ka shprehur interesim për trajnerin Ilir Daja, i cili aktualisht udhëheq skuadrën e Paryizanit të Tiranës. Gjithsesi klubi nuk ka dhënë asnjë detajë sa i përket trajnerit të ri.

“Gjatë ditëve në vazhdim opinioni do të njoftohet me shefin e ri të shtabit teknik”, thuhet në njoftim e FC Ballkanit.

“S’kom vakt mu marrë me gazetar”, Arsim Kabashi nuk komenton fare për trajnerin e ri të klubit të tij

Zendeli tregon shifrën e çmendur që i duhet për të garuar