Ky pritet të jetë kryetrajneri i ri i Vitisë

Klubet futbollistike në Kosovë janë duke vazhduar përgatitjet për stinorin e ri i cili pritet të jetë mjaft i nxehtë.

Edhe tek skuadra e Ligës së Parë, KF Vitia, pritet të ketë ndryshime në shtabin teknik.

Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht se drejtuesit e klubit janë afër marrëveshjes me trajnerin e ri, Trimnor Hasani.

Hasani ka qenë pjesë e shtabit teknik tek skuadra e Ramiz Sadikut për rreth 3 vite e gjysmë, kurse më herët ishte pjesë e KEK-ut për gjashtë muaj.

Klubi i ka filluar stërvitjet ditën sotme dhe ne do t’ju mbajmë të informuar rreth zhvillimeve të fundit tek klubi nga Anamorava.

Ekipi olimpik i xhudos akomodohet në Fshatin Olimpik të Tokios

Gjilani vendoset në Strugë për fazën e dytë përgatitore, njofton për katër ndeshje miqësore