Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë përballë Anglisë

Shqipëria përballë Anglisë me një formacion që do të tentojë befasinë e madhe, edhe pse, kuptohet, do të jetë si ato misionet e pamundura, që realizohen me sukses vetëm nëpër filma.

Në një Wembely të mbushur në kapacitet të plotë, Edy Reja, sikurse e theksoi në konferencën për shtyp, kërkon të thotë fjalën e fundit me një skuadër të ekuilibruar, që nuk do të mendojë vetëm për mbrojtjen.

Porta, përballë “Tre Luanëve”, do t’i besohet Etrit Berishës, ndërsa para “gardianit” të Torinos, në rreshtimin 3-5-2, do të jenë Ismajli, Kumbulla dhe Veseli.

Në krahët e mesfushës do të vendosen Hysaj nga e djathta dhe Trashi në të majtë, kuptohet që në momentet e presionit të kundërshtarëve këta dy lojtarë e kthejnë mbrojtjen me 5.

Bare, Gjasula dhe Bajrami do të jenë pranë njëri-tjetrit në mesfushë, ndërsa sulmi do të formohet nga dyshja Cikalleshi-Uzuni.

Një zgjedhje logjike e Rejas në fazën e avancuar, duke marrë në konsideratë faktin që të dy sulmuesit po kalojnë formë të mirë dhe kanë gjetur rrugën e rrjetës në javët e fundit në skuadrat respektive.

Shqipëria sot zbarkon në Wembley – luan ndaj Anglisë para një stadiumi plot me shikues

Southgate flet me notat të larta për Shqipërinë: Është skuadër konkurruese dhe ende në lojë për kualifikimin