Ky klub takon sot Joveticin

Është raportuar se Inter do të takohet me përfaqësuesit e Stevan Jovetic për të diskutuar një transferim nga Manchester City.

Malazezi ka qenë i ngrirë në Angli që nga ardhja e Ëilfried Bony në janar, dhe ka qenë i lidhur me një rikthim në Serie A.

Tani portali i Gianluca Di Marzios është duke pretenduar se një takim do të zhvillohet sot në mes menxherit të lojtarit dhe përfaqësuesëve të Interit, transmeton Gazetaolle.com.

Portali beson se ish futbollisti i Fiorentinës është i prirur për t’u kthyer në Itali, por klubi i tij nuk është ende i bindur se një marrëveshje do të ishte në interesin e tyre.

Jovetic ka bërë vetëm 17 paraqitje në Premier League këtë sezon, por ka shënuar pesë gola dhe ka ofruar tre asistime.