Ky ishte gabimi i rëndë nga francezja Cysiquen, që i kushtoi me diskualifikim në finale kundër Nora Gjakovës

Nora Gjakova ka fituar medaljen artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke shkruar kështu historinë për Kosovën, pasi është e dyta brenda garimit në këto Lojëra Olimpike që po mbahen në Tokio.

Në finale, xhudistja nga Peja ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique, duke siguruar kështu suksesin e saj më të madh në karrierën e saj prej një xhudisteje, shkruan Gazeta Olle.

Xhudistja nga Kosova në finale triumfoi ndaj francezes që u ndëshkua me karton të kuq, e që sinjalizoi edhe triumfin e saj në këto Lojëra Olimpike.

Në përpjekje për t’ia humbur baraspeshën Gjakovës ne aftësitë e saj të njohura për të lëvizur shpejt nga krahu i majtë në të djathtin, Cysique e bëri një gabim të papritur që i kushtoi me titull olimpik. Në tentim për ta hedhur kosovaren, ajo ra me kokë në tapetë, gjë që është e ndaluar në xhudo.

Gjyqtari e ndali luftën dhe e kërkoi konfirmimin nga përsëritja dhe mbikëqyrësit. Gabimi i saj ishte i qartë dhe Crysque u diskualifikuar. Një lëvizje e tillë është e ndaluar në xhudo për ta ruajtur mirëqenien e atletëve, pasi rënia me kokë në dysheme rrit rrezikun e lëndimeve të rënda.

Kujtojmë se kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën, pas asaj të Distria Krasniqit qysh në ditën e parë të garës më të madhe për sportistë në botë.

/Gazeta Olle/

Epike: Mposhti kampionen e botës, reagimi i ‘çmendur’ i trajnerit të notares bëhet viral (VIDEO)

Driton Kuka zbulon se kur kishte kërkuar të pensionohej Majlinda Kelmendi por ai nuk e lejoi