Ky Inter s’do koment

Inter nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim në ndeshjen që e zhvilloi në shtëpi kundër Cesenës, duke luajtur baras 1:1. Gregoire Defrel shënoi për mysafirët në minutën e 30-të, ndërsa shifrat i barazoi Rodrigo Palacio në të 48-ën.

Xherdan Shaqiri luajti që nga minuta e parë në këtë ndeshje, por u zëvendësua në të 24-ën pas dëmtimit. Zikaltërit mbeten në pozitën e 7-të me 27 pikë të tubuara ndërsa Cesena e parafundit me 21 sosh.