Goli i Besart Berishës i shënuar në finalen e A-League, është vlerësuar ndër 10 më të mirët e kampionatit 2014/2015 në Australi.
Sulmuesi prishtinas i Melbourne Victory shënoi në finalen me Sydney FC.
“Ndoshta ishte goli më i rëndësishëm i sezonit, Berisha i dha klubit të tij start perfekt në finalen e madhe, para se Melbourne Victory të fitonte kampionatin në edicionin 2014/2015”, ishte përshkrimi i ‘outside90.com’. (Gazeta Olle)