Ky futbollist pritet të largohet nga Ballkani pas përfundimit të sezonit

Skuadra e Ballkanit është edhe zyrtarisht kampion i Kosovës në futboll për stinorin 2021/22.

Klubi i Ballkanit do ta festojë titullin e parë në histori të klubit të dielën në ndeshjen ndaj Gjilanit në Suharekë.

Por, si zakonisht pas përfundimit të një edicioni, në Superligën e Kosovës fillojnë afrimet dhe largimet në klube të ndryshme.

GazetaBlic Sport mëson se një nga lojtarët që mund të largohet nga Ballkani është mbrojtësi i majtë, Arbër Potoku.

28 vjeçari është pjesë e klubit të Ballkanit qe katër sezone dhe tashmë e ndjen se ka ardhur momenti që të ndërrojë ambient, pavarësisht se ka kontratë edhe gjashtë muaj.

Kujtojmë se Potoku ishte një nga lojtarët kyç të triumfit të Ballkanit në Superligë këtë edicion.

FC Drita “blindon” kapitenin e skuadrës edhe për tri vite të tjera

Armend Xhoxhaj flet pasi u shpall kampion në WBO Inter-Continental, e zbulon cili do të jetë meçi i radhës