Ky është vendimi për futbollistin e Malishevës pas ndërhyrjes brutale!

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me datë 26.11.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 15-të të BKT Superligës edicioni 2021/2022.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, u mor vendim për inicim disiplinor ndaj futbollistit të Malishevës, Hasan Hyseni, shkruan Gazeta Olle.

Kjo për shkak të ndërhyrjes së rrezikshme ndaj futbollistit kundërshtar në ndeshjen ndaj Ballkanit, ku edhe u ndëshkua direkt me të kuq.

Vendimi i plotë

Inicim disiplinor
ndaj: Lojtarit të KF ”Malisheva” me nr fanelle 27 Hasan Hyseni dhe nr ID.001026M97. Ndërhyrje e rrezikshme me taka mbi nyjen e këmbës, duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor tw ndeshjes Ballkani-Malisheva.

Si rrallë herë, Komisioni i Garave nuk kishte pothuajse aspak punë, pasi vetëm Hyseni përfundoi në disiplinor.

/Gazeta Olle/

Delegohen gjyqtarët e xhiros së 16-të në Superligë, ja kush i drejton duelet kryesore

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 14-të në Ligën e Parë