Ky është top-transferimi i parë i Newcastle, pasi princi arab të marrë drejtimin e klubit

Newcastle ka kontaktuar qendërmbrojtësin e Napolit Kalidu Koulibaly.

Media franceze “Foot Mercato” shkruan se klubi anglez, i cili pritet të fuqizohet financiarisht nëse princi saudit Muhamed Bin-Salman merr drejtimin e “Magpies”, ka nisur bisedimet rreth transferimit të futbollistit senegalez.

Man United dhe PSG-ja janë dy klubet më të interesuara për të blerë Koulibalin, ndërsa presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis pranon ta shesë lojtarin e tij të çmuar për jo më pak se 80 milionë euro.

Pronari i ri i Newcastle premton të ndërtojë një skuadër konkuruese në Angli dhe Europë.

Shumë emra të njohur futbollit europian janë përzgjedhur si kandidatë për të ndërtuar “Newcastlen” e re.

Sipas raportimeve mediatike, klubi bardhezi do të blihet nga princi Bin-Salman për 343 milionë euro.